VIDEO/ I vuri zjarrin ''Sarajeve'', momenti kur autori ikën me vrap - Gazeta Express
string(61) "video-i-vuri-zjarrin-sarajeve-momenti-kur-autori-iken-me-vrap"

Shqiperi

Gazeta Express

17/08/2021 9:21

VIDEO/ I vuri zjarrin ”Sarajeve”, momenti kur autori ikën me vrap

Shqiperi

Gazeta Express

17/08/2021 9:21

Dalin pamjet që tregojnë zjarrvënësin duke u larguar me vrap, pasi i ka vënë flakën Sarajave të Toptanëve. Në video shihet që i riu vrapon me sa shpejtësi ka, ndërsa në dorë mban një çantë. Ai shihet që ka kaluar rrugën e më pas është futur në tunelin pas një hoteli shumë të njohur në kryeqytet.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, mirëpo policia me anë të njoftimit për mediat që publikoi mëngjesin e sotëm, raportoi se ka nisur punën për identifikimin e autorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, pas mesnate. Ishin qytetarët ata të cilët filmuan momentet e para nga zjarri që pushtoi vilën e ‘Sarajeve të Toptanasve’.