Video/ I riu kapet nga policia me 197 km/orë. - Gazeta Express
string(43) "video-i-riu-kapet-nga-policia-me-197-km-ore"

Video/ I riu kapet nga policia me 197 km/orë.

Gazeta Express

27/09/2020 9:40

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejtësi rreth 200 km në orë.

Për pasojë, janë pezulluar 22 patenta, nga të cilët 10 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Lexo Edhe:

“Shpejtësi e frikshme e 21 vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë. 21 vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë”- sqaron policia.

Njoftimi:

Radari ?, drageri dhe polici?♂ të shpëtojnë jetën.

22 patenta të pezulluara përgjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera, nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool.

4 drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti ?në gjendje të dehur??? dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në aksin rrugor Sauk – Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h në ?✈✈✈✈???

Shpejtësi e frikshme e 21 vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë. 21 vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë

✈️Shpejtësi që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit,? por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës?

Kontrollet kanë vijuar dhe vijonë ende në rrugët e Tiranës duke përdorur dragerat. Si rezultat janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin ? nën ndikimin e alkoolit? në masë që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.48 mg/l,.

Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejues mjetesh për drejtim mjeti? në gjendje të dehur??? dhe tre për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

❌shpejtësisë,???️ ❌alkoolit? në ?

Respekto rregullat e qarkullimit për të mbritur në? destinacion i sigurt