Mes tensioneve që kanë ‘mbërthyer’ Kuvendin, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ndezur dhe më pas hekur një tymuese në sallë.
Teksa pas tij qëndronte punonjësit e Gardës, këta të fundit kanë tentuar që t’ja marrin deputetit nga dora tymuesen, por ai nuk i ka lejuar.
Pasi e mbajti disa sekonda në duar, e hodhi atë në drejtim të vendit të ministrave.
Pasi ka hedhur tymuesen, demokrati është ‘përplasur’ me Gardën, e cila ka tentuar që ta ndalojë.
Më pas ai ka vendosur që të qëndrojë te foltorja dhe të godasë atë me karrige në shenjë kundërshtie. Por në një moment një nga punonjësit e gardës i merr tymuesen ndërsa Salianji hedh një karrige drejt tij.
Shikoni videon, incidenti në minutën 2:05: