Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka publikuar në raportin e tij të fundit shifrat që e nxjerrin zbuluar kryeministrin Rama në lidhje me shifrat e rindërtimit pas tërmetit. Jo vetëm kaq, por FMN ka nënvizuar edhe faktin që qeveria shqiptare është munduar të fshehë, se për fondet e shpenzuara për rindërtimin nuk është bërë transparencë duke mos i publikuar ato (lexo ketu).
Pikërisht për këto dy çështje, realizimin faktik të rindërtimit dhe transparencën, kryeministri Edi Rama u ballafaqua me gazetarët në emisionin Opinion të 15 tetorit. Në stilin e tij të njohur të propagandës, kryeministri u mundua t’i bishtnojë përgjigjeve konkrete dhe mohoi se shifrat e realizimit të rindërtimit ishin të ulta. I pyetur se ishte pikërisht kjo shifër e ulët shkaku që ministria e Financave e mbante të fshehur dhe nuk e publikonte, Rama përsëri mohoi duke u marrë me gazetarët dhe madje duke thënë një të pavërtetë se këto shifra publikoheshin çdo ditë (video poshte).Lojtës Videosh02:4603:57
Në fakt pas raportit të FMN bëhet e qartë se është pikërisht, ashtu siç gazetarët deklaruan në emision, se shifrat nuk kanë qenë transparente për shkak të realizimit tepër të ulët.
Ja çfarë thuhet në raport për këtë:
“Shpenzimet totale u rritën me 5.5 për qind me bazë vjetore, po janë të nënrealizuara në krahasim me planin e buxhetit. Ky nënrealizim është veçanërisht i dukshëm për rindërtimin pas tërmetit, me shpenzimet që në shtator ishin vetëm 8 për qind të planifikimit buxhetor vjetor”.
Pra, në buxhetin e 2020, shuma totale e parashikuar për rindërtimin ishte 34 miliardë lekë, ose 270 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave, deri në shtator, qeveria kishte shpenzuar vetëm rreth 22 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit. Kjo është një shifër tepër e ulët që tregon mosrealizimin dukshëm për rindërtimin pas tërmetit.
Dhe është po FMN që kërkon transparencë për fondet për tërmetin, mungesën e të cilës Edi Rama e mohoi publikisht në emisionin Opinion. Sipas FMN: “fondet e rindërtimit pas tërmetit duhet të jenë subjekt i kontrolleve të përshtatshme të menaxhimit publik financiar (PFM), përfshirë planifikimin përmes proceseve buxhetore… është e rëndësishme të sigurohet prokurimi i duhur, mbikëqyrje e fortë, monitorim i përshtatshëm dhe raportim në kohë (përfshirë publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit), si dhe auditime të pavarura pas zbatimit”.
Në komentin e këtij raporti, revista e specializur Monitor, vëren se “në buxhetin e vitit 2020 ishin planifikuar shpenzime për rindërtimin në vlerën e 34 miliardë lekëve, ndërsa në atë të 2021 edhe 28 miliardë lekë, të përfshira në zërin e investimeve kapitale. Ndryshe nga shpenzimet e tjera kapitale, të cilat detajohen në tabela sipas zërave, një specifikim i tillë mungon për fondet e rindërtimit, si për 2020 ashtu dhe për 2021, që të paktën për rindërtimin nuk ishte një buxhet emergjence”.
Eshtë mëse i qartë në këtë rast kontrasti i fortë mes propagandës qeveritare dhe fakteve. Por akoma dhe më e qartë është lehtësia e Edi Ramës për t’i fshehur publikut të vërtetat që nxjerrin zbuluar propagandën e tij. Mjafton të krahasosh 4 minuta nga ballafaqimi i tij publik në Opinion me faktet që rreshton FMN në raportin e fundit.
Lapsi
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...