Një video e banorit të Big Brother VIP Albania, Stenaldos, është bërë virale, pasi shihet duke duke i dhënë makinës me shpejtësi 50 km/orë.
Pamjet bënë xhiron e rrjetit, pasi Stenaldo është i verbër, dhe fakti që po ngiste një automjet habiti publikun.
Tezja e Stenaldos, në një intervistë për Top News, në emisionin Breaking me Dafina Hysën, u shpreh se videoja është bërë pesë vjet më parë dhe banori po provonte një gjë të re, pasi e do adrenalinën.
Ajo shtoi gjithashtu se xhiroja ishte e shkurtër dhe të gjithë kanë qenë prezent në atë moment.
“Ai do të provojë gjithçka! Ajo video është bërë 5 vjet më parë, dhe e ka bërë xhiron me shokun e tij që kishte dëshirë t’ia provonte makinën. Ne kemi qenë të gjithë aty, ka bërë një xhiro të shkurtër dhe ai e ka qejf adrenalinën! Komentet negative nuk na bëjnë përshtypje për videon me makinë”, u shpreh tezja e Stenaldos. /Top Channel/