Video e rrallë e pasluftës, publiku në një zë me Leonora Jakupin në stadiumin e stërmbushur - Gazeta Express
string(90) "video-e-rralle-e-pasluftes-publiku-ne-nje-ze-me-leonora-jakupin-ne-stadiumin-e-stermbushur"

Rozë

Gazeta Express

18/02/2021 12:48

Video e rrallë e pasluftës, publiku në një zë me Leonora Jakupin në stadiumin e stërmbushur

Rozë

Gazeta Express

18/02/2021 12:48

‘’A vritet pafajsia’’ është padyshim një nga këngët e pavdekshme shqiptare.

Ky projekt i Leonora Jakupit mbetet ikonë e luftës për liri dhe pëlqehet e këndohet edhe nga të rinjtë që nuk e kanë përjetuar luftën, shkruan GazetaExpress.

Lexo Edhe:

Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ishte nga këngët më të dëgjuara dhe të shpërndara në rrjete sociale.

Nga shumë video bie në sy një e shpërndarë nga vetë këngëtarja në rrjetin e saj social ‘’Instagram’’.

Bëhet fjalë për një nga koncertet e mëdha të pasluftës të mbajtura në stadiumin e Prishtinës, i cili ishte i stërmbushur nga publiku.

I veçantë është reagimi i tyre në momentin që Leonora fillon të këndojë ‘’A vritet pafajsia’’, duke kënduar në një zë me këngëtaren.

Këngë e tillë vështirë të përsëritet, por të papërsëritshme mbesin edhe koncerte të tilla  që të falin shumë emocion kur i shikon.

Ndryshe projekti i fundit i këngëtares është një potpuri e realizuar me këngëtarin Asim Gashi, e cila arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut duke mbledhur rreth 8 milionë klikime në ‘’Youtube’’/GazetaExpress/