Kohët e fundit në media kemi parë se janë prezantuar robotë që kanë ndjenja, por edhe të atillë që ngrihen kundër zotëruesit të tyre. Një klip që po qarkullon në mediet sociale paraqet një makinë të tillë me një armë të madhe të ngjitur për shpine.
Kjo ka shqetësuar goxha shumë shfrytëztuesit e medieve sociale, që nuk janë të paktë.
Shumë prej tyre shkruajnë se robotët e tillë duhet të ndalohen, se ata janë kundër çdo shoqërie demokratike.
Një prej tyre ka shkruar se ky robot me armë është kundër ligjeve të robotikës.
Disa të tjerë bënë krahasime në mes robotit me armë dhe atij në episodën “Metalhead” të serialit brianik Black Mirror.
Kjo episodë në veçanti paraqet jetën në të ardhmen, ku njerëzit ndiqen nga këto makina të vogla për t’u vrarë.
Ata që po tronditen nga videoja me qenin robot me armë në shpinë me siguri se nuk janë në dijeni për këtë risi në botën e robotikës.
Kompanitë SWORD International e Ghost Robotics prezantuan këtë makinë në tetor të vitit të kaluar, dhe edhe atëherë morën komente nga më të ndryshmet.
Special Purpose Unmanned Rifle apo shkurt SPUR, e ngjitur për shpinën e robotit u prezantua në një ekspozitë në Uashington nga Ushtria Amerikane.
Në faqen zyrtare në internet të SWORD International shkruan: “Sistemi për mbrojtje i SWORD, Special Purpose Unmanned Rifle (SPUR) u projektua që të hapë zjarr me precizitet nga platforma pa pilot, siç është katërkëmbëshi Ghost Robotics Vision-60.
Ky sistem ia mundëson operuesit që të gjuaj me armë zjarri nga një distancë e caktuar.
Falë sensorëve të fuqishëm, SPUR është disajnuar që të operojë ditën e natën.
Sipas faqes së tyre zyrtare, sistemi i mbrojtjes SWORD i SPUR është e ardhmja e sistemit të armëve pa pilot, dhe kjo e ardhme është tani.
Snajperi i ngjitur në shpinë të qenit robot me shumë saktësi qëllon deri në 1, 200 metra largësi./21Media