string(85) "video-e-pritjeve-spektakolare-te-penalltive-nga-berisha-ne-finalen-e-kupes-se-suedise"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2025 22:25

Video e pritjeve spektakolare të penalltive nga Berisha në finalen e Kupës së Suedisë

Futboll

Gazeta Express

29/05/2025 22:25

Etrit Berisha ka shkruar një tjetër kapitull të artë në karrierën e tij, duke i dhuruar skuadrës suedeze BK Häcken trofeun e katërt të Kupës së Suedisë në histori, pas një finaleje dramatike ndaj gjigandit Malmö FF.

Finalja, e zhvilluar në stadiumin e Malmös dhe në një atmosferë të mbushur me tifozë vendas, përfundoi me rezultatin 0-0 pas 120 minutash lojë.

Por ishte Berisha ai që u shndërrua në protagonistin absolut gjatë serisë së penalltive, duke pritur dy gjuajtje dhe duke realizuar vetë një tjetër, për t’i siguruar triumfin ekipit të tij me rezultatin 4-2.