Video e grabitjes në Fier, autorët hyjnë bosh dhe dalin me çantat plot - Gazeta Express
string(69) "video-e-grabitjes-ne-fier-autoret-hyjne-bosh-dhe-dalin-me-cantat-plot"

Gazeta Express

29/01/2020 14:19

Video e grabitjes në Fier, autorët hyjnë bosh dhe dalin me çantat plot

Gazeta Express

29/01/2020 14:19

Del video nga grabitja e ndodhur dy ditë më parë në qendër të Fierit, ku persona të maskuar kanë vjedhur banesën e një 40-vjeçareje.

Nga kamerat e sigurisë të publikuara nga “BalkanWeb” shihen të gjitha lëvizjet e autorëve, që nga momenti kur hyjnë në pallat vetëm me çadra në duar, e deri kur largohen me çanta shpine e dore të mbushura plot me sende të vjedhura.

Lexo Edhe:

Siç shihet nga pamjet, grabitësit hyjnë në pallat me çadra, të cilat i mbajnë hapur edhe teksa ngjiten shkallëve, deri te dera e banesës që grabisin, në katin e nëntë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës, kur në banesë nuk ka pasur njeri, dhe pasi grabitësit janë siguruar që e zonja e shtëpisë nuk ndodhej aty, kanë hyrë brenda, duke marrë bizhuteri dhe para.