string(74) "video-dy-kampera-plot-me-droge-pamjet-e-arrestimit-te-4-turisteve-ne-vlore"

Shqiperi

Gazeta Express

13/03/2023 19:40

VIDEO/ Dy kampera plot me drogë, pamjet e arrestimit të 4 turistëve në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

13/03/2023 19:40

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e operacionit të koduar “Camper” në kuadër të të cilit ranë në pranga 4 shtetas rumunë.

Lexo edhe: VIDEO/ Dy kampera plot me drogë, pamjet e arrestimit të 4 turistëve në Vlorë

Të arrestuarit janë Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit.

Katër shtetasit rumunë u kapën duke transporuar një sasi prej  260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike.

Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruar.

Policia ka shpallur gjithashtu 5 persona në kërkim si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

/Gazeta Express