VIDEO: Djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit i dalin në përkrahje Arian Tahirit për Kryetar të Mitrovicës - Gazeta Express
string(114) "video-djali-i-hashim-thacit-dhe-djali-i-kadri-veselit-i-dalin-ne-perkrahje-arian-tahirit-per-kryetar-te-mitrovices"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 22:06

VIDEO: Djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit i dalin në përkrahje Arian Tahirit për Kryetar të Mitrovicës

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 22:06

Endrit Thaçin e Klestor Veselin, djemtë e dy figurave kryesore të luftës, lirisë dhe shtetndërtimit në Kosovë, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, deri më sot nuk i kemi parë askund së bashku në fushatën e këtyre zgjedhjeve lokale.

Për herë të parë, djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit, sonte janë parë së bashku në përkrahje të Arian Tahirit, kandidatit të PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, në një tubim me familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së.

“Në mesin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, fola si djalë i Mitrovicës që nuk e harron kurrë sakrificën për liri. U nderova që isha bashkë me Endritin dhe Klestorin, djalin e Hashim Thaçit dhe djalin e Kadri Veselit. Liria është e shenjtë dhe detyra jonë është ta nderojmë me vepra të mira.

E dimë kush jemi. E dimë nga vijmë. Dhe ecim përpara me krenari e nder.