string(105) "video-deshton-atentati-ndaj-biznesmenit-i-shpeton-jeten-ashensori-qe-ishte-i-hapur-ne-momentin-e-ndjekjes"

Gazeta Express

17/10/2020 15:55

Video/ Dështon atentati ndaj biznesmenit, i shpëton jetën ashensori që ishte i hapur në momentin e ndjekjes

Gazeta Express

17/10/2020 15:55

Një atentat ka mbetur në tentativë mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet ku dy persona të maskuar dhe me pistoletë në dorë kanë ndjekur biznesmenin Andon Dhima kur ky i fundit po shkonte në apartamentin e tij.

Fati ka qenë me biznesminin Dhima, i cili nëse do të kishte pritur vetëm pak sekonda derisa ashensori të hapej, me siguri do të ishte ekzekutuar.

Kur po shkonte në shtëpi Dhima e ka gjetur ashensorin hapur dhe është ngjitur direkt. Në video duket qartë se biznesmeni nuk ka qenë në dijeni se po e ndiqnin dhe nuk ka kuptuar asgjë.

Skena është zbuluar nga kamerat e sigurisë, ku duket qartë se Dhima nuk ka qenë i shqetësuar dhe nuk nxitonte.