Vidal vendos zyrtarisht për të ardhmen: "E dua Championsin dhe tripletën" - Gazeta Express
string(70) "vidal-vendos-zyrtarisht-per-te-ardhmen-e-dua-championsin-dhe-tripleten"

Gazeta Express

08/08/2020 11:30

Vidal vendos zyrtarisht për të ardhmen: “E dua Championsin dhe tripletën”

Gazeta Express

08/08/2020 11:30

Që ditën e parë që mbërriti në Milano, trajneri Antonio Conte kërkoi afrimin e mesfushorit kilen Arturo Vidal, futbollist të cilin e ka drejtuar te Juventusi për disa sezone dhe kanë fituar shumë së bashku.

Megjithatë dëshira e teknikut italian nuk u realizua as në verën e kaluar dhe as në janar, kur drejtuesit zgjodhën t’i vënë në dispozicion danezin Christian Eriksen, i cili duhet thënë se po vuan jo pak ambientimin në Milano.

Lexo Edhe:

Mediat në Itali raportojnë se Conte vijon të këmbëngulë për të afruar Vidalin këtë verë, por duket se vetë mesfushori kilen ka gjetur qetësinë në Katalunjë dhe nuk ka ndërmend të largohet para se t’i mbarojë kontrata.

Trajneri Quique Setien beson shumë te kileni dhe kjo shihet qartë nga aktivizimet e shpeshta, ndërsa vetë Vidal në një deklaratë ka pranuar se dëshiron të qëndrojë deri në fund të kontratës te Barcelona.

“Kam edhe një vit kontratë me Barcelonën dhe dëshiroj të qëndroj deri në fund. Ndihem shumë mirë, por luaj shpesh dhe mbi të gjitha ndjej vlerësimin e shokëve të skuadrës e trajnerit. Dua të fitoj Championsin këtë sezon dhe tripletën sezonin e ardhshëm”, u shpreh kiliani, duke i mbyllur dyert Interit.