Vidal pasi shënoi kundër ish-klubit të vet Juventus: Ky Inter mund ta fitojë titullin - Gazeta Express
string(84) "vidal-pasi-shenoi-kunder-ish-klubit-te-vet-juventus-ky-inter-mund-ta-fitoje-titullin"

Vidal pasi shënoi kundër ish-klubit të vet Juventus: Ky Inter mund ta fitojë titullin

Futboll

Gazeta Express

18/01/2021 8:47

Arturo Vidal këmbëngul se fitorja 2:0 kundër Juventusin dëshmon se Interi mund ta fitojë titullin në Serie A këtë sezon, duke thënë se zikaltrit e mposhtën skuadrën më të fortë në nëntë vjetët e fundit.

Interi e mundi Juventusin 2:0, në atë që ishte fitorja e parë për zikaltrit kundër bardhezinjve që prej shtatorit të vitit 2016 dhe e para për Antonio Conten kundër ish-klubit të tij, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vidal dhe Nicoli Barella shënuan për triumfin e Interit në një ndeshje të mbizotëruar plotësisht nga zikaltrit të dielën në San Siro.

“Është fitore e rëndësishme për mua dhe për ekipin, sepse ishte ndeshje e vështirë kundër ekipit më të mirë në Itali”, tha Vidal pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që e kam shënuar golin e parë për Interin, tejet i lumtur madje. Mendoj se sot dëshmuam se mund ta fitojmë titullin”, shtoi ai.

Mesfushori kilian këmbënguli: “Kjo na jep vetëbesim për të besuar se mund ta fitojmë titullin, sepse e mposhtëm ekipin më të mirë në nëntë vjetët e fundit”.

Interi u barazua me pikë me liderin dhe rivalin Milan pas fitores kundër Juves, por kuqezinjtë do ta zhvillojnë sot ndeshjen e kësaj jave, në udhëtim kundër Atalantas./Gazeta Express/

/Gazeta Express/