Vidal i reagon Chiellinit: Unë jam njeri, bëj gabime - Gazeta Express
string(50) "vidal-i-reagon-chiellinit-une-jam-njeri-bej-gabime"

Vidal i reagon Chiellinit: Unë jam njeri, bëj gabime

Gazeta Express

22/05/2020 12:15

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka pretenduar se komentet e mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellinit, për shprehinë e tij të konsumimit të alkoolit ishin të panevojshme, përkundër që e pranoi se ka bërë gabime në karrierë.

Mesfushori kilian i është përgjigjur deklaratave të fundit të publikuara nga autobiografia e Chiellinit. Ky libër ka ngjallur debate të mëdha, pasi që deklaratat e kapitenit të Juventusit kanë nxitur reagime të ashpra edhe nga ish-bashkëlojtarë të tij, si Mario Balotelli e Felipe Melo, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bashkë, Chiellini dhe Vidali e ndihmuan Juventusin ta fitojë titullin e katërt të Serisë A mes viteve 2011 dhe 2015, mirëpo mbrojtësi tha se mesfushori aktual i Barcelonës nganjëherë nuk shfaqej në stërvitje, sepse dilte natën dhe pinte alkool.

Vidal tani i është përgjigjur kësaj deklaratë të Chiellinit, duke thënë se ai kurrë nuk dilte nëse nuk i lejohej kjo gjë dhe i vlerësoi deklaratat e Chiellinit të panevojshme.

“Njerëzit janë përqendruar në gjërat më të këqija që Chiellini i ka thënë. Unë nuk e shoh pse ai do të duhej t’i përmendte ato gjëra. Më zemëruan ato, por ai tha edhe se jam kampion”, ka thënë Vidal.

“Nuk është se unë s’lejohesha t’i bëja ato gjëra. Unë lejohesha të dilja. Jam njeri si të gjithë të tjerët. Unë punoj shumë dhe nëse shokët duan të më takojnë për darkë, unë do të shkoj nëse marr leje nga klubi”.

“Nëse duhet të jem i përqendruar në futboll, e bëj këtë. Por, kur është radha ime për t’u argëtuar, unë e shfrytëzoj këtë. Unë jam si të gjithë të tjerët. Kur bëj gabime, i paguaj dhe ngrihem sërish. Në futboll ekzistojnë disa kode”. /Gazeta Express/