Të hënën janë raportuar zhvillime të rëndësishme rreth të ardhmes së Victor Osimhen, sulmuesit nigerian që shkëlqeu sezonin e kaluar gjatë huazimit te Galatasaray. Sipas gazetarit turk Yağız Sabuncuoğlu, lojtari dhe klubi turk kanë arritur marrëveshje personale për një kontratë trevjeçare, me opsion për edhe një vit shtesë.
Megjithatë, Galatasaray ende nuk ka arritur marrëveshje me Napolin, klubin që mban kartonin e sulmuesit. Osimhen realizoi 37 gola dhe dha 8 asistime në 41 paraqitje gjatë huazimit në sezonin 2024-25 dhe konsiderohet një ndër lojtarët më vendimtarë në suksesin e klubit turk.
Kontrata e Osimhen me Napolin përfshin një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Serie A këtë verë. Al-Hilal nga Arabia Saudite ishte gati të aktivizonte klauzolën, por lojtari vendosi të mos e pranojë transferimin në Lindjen e Mesme.
Tani, Galatasaray ka dërguar ofertën e parë zyrtare në drejtim të Napolit: 50 milionë euro + 5 milionë euro bonuse, sipas raportimeve të Fabrizio Romano. Megjithatë, kjo shumë pritet të mos i kënaqë kërkesat e Napolit, të cilët duan një shifër më afër 75 milionë eurove.
Negociatat vazhdojnë, ndërkohë që Galatasaray shpreson të bindë Napolin për të mbyllur një nga transferimet më të mëdha në historinë e klubit. Osimhen, ndërkohë, ka bërë të qartë dëshirën e tij për të qëndruar në Stamboll pas një sezoni të jashtëzakonshëm./GazetaExpress/
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...