Victor Boniface do t’i nënshtrohet edhe një numri testesh mjekësore te Milani - Gazeta Express
string(76) "victor-boniface-do-ti-nenshtrohet-edhe-nje-numri-testesh-mjekesore-te-milani"

Sport

Gazeta Express

23/08/2025 8:41

Victor Boniface do t’i nënshtrohet edhe një numri testesh mjekësore te Milani

Sport

Gazeta Express

23/08/2025 8:41

Milani po e ‘detyron’ Victor Bonifaceb t’i nënshtrohet një serie të pazakontë testesh, duke e kaluar sulmuesin e Bayer Leverkusen në një kontroll mjekësor jashtëzakonisht të detajuar, i cili do të vazhdojë edhe të shtunën.

Marrëveshja është arritur për ta siguruar sulmuesin qendror në formë huazimi për rreth 5 milionë euro, me opsion blerjeje për 25 milionë euro të tjera. Ai filloi testet mjekësore të premten, duke kryer vizitat si në ambientet e klubit të Milanit ashtu edhe ato të kërkuara nga CONI (Komiteti Olimpik Italian).

Megjithatë, Boniface më pas shkoi në Spitalin Galeazzi në Milano për kontrolle edhe më të hollësishme.

La Gazzetta dello Sport pretendon se Milani ka thirrur ortopedin e tyre të besuar nga pushimet vetëm për të kryer ekzaminimin e Boniface. Mesa duket, edhe kjo nuk ka qenë e mjaftueshme, pasi ai do t’i nënshtrohet edhe më shumë testeve të shtunën në mëngjes para se Rossonerët të finalizojnë transferimin.

Ai pati një sërë problemesh muskulore sezonin e kaluar që ndikuan në formën e tij dhe e kufizuan në vetëm 27 ndeshje zyrtare për Bayer Leverkusen, megjithatë arriti të shënojë 11 gola dhe të japë dy asistime. Para kësaj, ai i ishte nënshtruar dy herë ndërhyrjes kirurgjikale për dëmtime të ligamentit të kryqëzuar në gju, në mars 2019 dhe në nëntor 2020./GazetaExpress/