Vetvrasja misterioze, e reja i jep fund jetës, 4 persona fshehin armën - Gazeta Express
string(68) "vetvrasja-misterioze-e-reja-i-jep-fund-jetes-4-persona-fshehin-armen"

Gazeta Express

26/10/2020 21:22

Vetvrasja misterioze, e reja i jep fund jetës, 4 persona fshehin armën

Gazeta Express

26/10/2020 21:22

Një 33 vjeçare me inicialet M.H ka kryer vetëvrasje pasi ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftimi i plotë i Policisë

Në rrugën “Ali Shefqeti”,Shkozë, në banesë, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasja M.H., 33 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.