Vetura që pastron ajrin gjatë ngasjes - Gazeta Express
string(37) "vetura-qe-pastron-ajrin-gjate-ngasjes"

Vetura që pastron ajrin gjatë ngasjes

AutoTech

Gazeta Express

05/06/2021 1:54

Kohët kanë ndryshuar shpejt, kështu që gjithnjë e më shumë makina elektrike mund të shihen në rrugë. Rënia e kostove të prodhimit të baterisë ndikon më tej në rënien e çmimeve, duke i bërë veturat elektrike më të përballueshme.

Sidoqoftë, një veturë elektrike është e veçantë sepse pastron ajrin e ndotur gjatë ngasjes. Është një koncept elektrik nga Heatherwick Studio i quajtur Airo, i cili ishte krijuar për IM Motors. Ajo u prezantua për publikun në Shanghai Motor Show më parë këtë vit, raporton carbuzz.

Lexo Edhe:

Airo ka një modalitet që lejon shoferin të drejtojë veturën, por edhe një mënyrë autonome. Sidoqoftë, përveç teknologjisë së mirënjohur autonome, Airo gjithashtu ka një sistem filtrimi HEPA që pastron në mënyrë aktive ajrin që kalon përmes shasisë së tij. Kjo do të thotë, ndër të tjera, se pastron gazrat e shkarkimit të automjetit me motorin SUS përpara.

Brendësia e Airos është shumëfunksionale dhe, përveç transportit, mund të përdoret për punë, lojëra, vakte dhe gjumë. Sediljet mund të rrotullohen dhe gjithashtu mund të ulen dhe të përdoren për të fjetur.

Ndërsa shumë do të thonë se vetura nuk është ndër automjetet më të bukura elektrike, qëllimet e saj janë shumë më fisnike. Prodhimi është planifikuar për vitin 2023.