Vetura luksoze e vitit 2020 që Dhurata Dora ia ka blerë vetes - Gazeta Express
string(61) "vetura-luksoze-e-vitit-2020-qe-dhurata-dora-ia-ka-blere-vetes"

Vetura luksoze e vitit 2020 që Dhurata Dora ia ka blerë vetes

Gazeta Express

27/07/2020 17:44

Dhurata Dora, po vazhdon të shijojë suksesin e dy projekteve muzikore më të fundit.

Kënga e saj “Ferrari” dhe bashkëpunimi me Azetin , “Fajet”, janë pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Lexo Edhe:

Këngëtarja ndërkohë ashtu si të gjithë kolegët e saj po përjeton një verë pa koncerte – kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia globale.

Megjithatë ajo e ka shfrytëzuar këtë kohë për t’iu përkushtuar më shumë vetes dhe për të bërë investime.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Dhurata Murturi, i ka bërë vetes një dhuratë mjaft luksoze.

Ajo ka blerë një veturë të tipit “Mercedes Benz Gle”, prodhim i vitit 2020, çmimi i së cilës mund të arrijë deri në 52 mijë euro.

Ka qenë menaxheri i këngëtares, ai i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi të veturës së saj të re, duke e uruar Dhuratën për investimin e ri.