Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënë në “Rrugën C” në Prishtinë ku një person ka mbetur i lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllana.
Ai bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësorë.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha ai.