Sonte rreth orës 21:35 janë goditur dy persona nga një veturë të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Besi të Podujevës në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Baki Kelani nga Policia e Kosovës.
“Në ora 21:35, në fshatin Besi, një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka konfirmuar Kelani.
Dy persona, mashkull e femër, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Gazeta Express do t’iu mbajë të informuar rreth rastit.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...