Vettingu në polici shkarkon zv.drejtorin e ‘PLSH-ve’ Besim Shabani - Gazeta Express
string(64) "vettingu-ne-polici-shkarkon-zv-drejtorin-e-plsh-ve-besim-shabani"

Vettingu në polici shkarkon zv.drejtorin e ‘PLSH-ve’ Besim Shabani

Gazeta Express

23/10/2020 10:10

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KVJ) ka shkarkuar nga detyra zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të personaliteteve të larta shtetërore (PLSH) Besim Shabani.

Lexo Edhe:

Sipas komisionit të vettingut në policinë e shtetit, Shabani ka patur një numër problemesh me pasurinë e tij. KVJ ka vënë në dukje se Shabani s’ka mundur të justifikojë një shumë prej 20 mijë dollarësh, të cilat sipas zv.drejtorit i janë dhënë prej të vëllait nga SHBA-të.

Shumë në fjalë, ai e ka përdorur në blerjen e banesës së tij. Më tutje, por sipas komisionit, zyrtari i lartë nuk ka deklaruar disa përfitime përmes interesave bankare.

Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin.