Vettingu e nxjerr "zbuluar", drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Gjoka ka qenë sigurims - Gazeta Express
string(99) "vettingu-e-nxjerr-zbuluar-drejtori-i-sigurise-ne-policine-e-shtetit-gjovalin-gjoka-ka-qene-sigurims"

Gazeta Express

19/08/2020 12:09

Vettingu e nxjerr “zbuluar”, drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Gjoka ka qenë sigurims

Gazeta Express

19/08/2020 12:09

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për vettingun në policinë e Shtetit ka zbuluar se drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka, ka qenë operativ i sigurimit të shtetit.

Loka ka dalë sot para trupës së vettingut, ndërsa përballë anëtarëve ka qenë i vetëm pa avokat.

Loka e ka fshehur të kaluarën e tij, por komisioni e ka zbuluar.

Trupa e Komisionit të Vettingut: ”Nga janari ’91 deri në qershor ’91 Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit. Komisioni i jashtëm do të vlerësojë nëse është apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj z.Loka.”

Gjovalin Loka: ”Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit.”

Trupa e Komisionit të Vettingut: ”Autoriteti i dosjve ka siell raport te dyte thote se z.Loka nuk ka firmosur asnjë dokument asokohe kur punonte si operativ në zonën e Bicajt në Kukës.”