Vetizolohet edhe Xeni, flet për gjendjen shëndetësore - Gazeta Express
string(52) "vetizolohet-edhe-xeni-flet-per-gjendjen-shendetesore"

Gazeta Express

18/03/2020 11:36

Vetizolohet edhe Xeni, flet për gjendjen shëndetësore

Gazeta Express

18/03/2020 11:36

Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni, para disa dite ishte në një ditëlindje në Gjilan, ku këndoi këngëtari Muhamet Sejdiu I cili tashmë ka dal pozitiv me koronavirus.

Xeni ka konfirmuar për Magazina.al, se ka disa ditë që është vetizoluar dhe po qëndron në shtëpi.

Lexo Edhe:

“Po unë jam izoluar pasi kam qenë në atë ditëlindje, nuk kam ndonjë shqëtësim shëndetësor kam bërë kontrolla tek mjeku dhe jam mirë, më kanë kontaktuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Po qëndroijë brenda me familjen time”, ka thënë Xeni ,për Magazina.al

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, është vetizoluar edhe Kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, I cili po ashtu ishte në këtë aheng./Magazina.al/