Ish-ministri rus i Transportit, Roman Starovoyt, raportohet se është vetëvrarë disa orë pas shkarkimit zyrtar nga presidenti Vladimir Putin.
Sipas autoriteteve, agjencitë ndërkombëtare raportojnë se trupi i Starovoyt është gjetur në një periferi të Moskës, dhe vetëvrasja po konsiderohet si shkaku më i mundshëm i vdekjes.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas The Moskow Times, ka deklaruar se hetuesit e policisë “po punojnë në vendngjarje për të përcaktuar” shkakun e vdekjes, duke shtuar se gjetjet paraprake tregojnë për vetëvrasje. Megjithatë, raportime të pakonfirmuara në shtypin rus pretendojnë se trupi i ish-ministrit në fakt ishte gjetur të shtunën.
Agjencia AFP ka nënvizuar se shkarkimi i tij erdhi pas një fundjave tjetër me kaos në aeroportet ruse, si pasojë e sulmeve me dronë nga Ukraina. Ndërkohë, bëhet e ditur se në vend të tij, si ministër i përkohshëm i Transportit është emëruar zëvendësi i tij, Andrei Nikitin, ish-guvernator i rajonit Novgorod.
Roman Starovoit, ishte emëruar ministër i Transportit të Federatës Ruse në fillim të vitit 2024, pasi kishte shërbyer më parë si guvernator i rajonit Kursk. Emërimi i tij ishte pjesë e një riformatimi të qeverisë ruse të drejtuar nga kryeministri Mihail Mishustin dhe i mbështetur nga presidenti Vladimir Putin pas zgjedhjeve presidenciale.
Megjithatë, presidenti Putin e shkarkoi Starovoit më 7 korrik 2025, pa dhënë publikisht një arsye zyrtare, por sipas mediave ruse, vendimi ishte i papritur dhe i menjëhershëm.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...