Vetëvrasja e 29-vjeçarit të infektuar me Covid-19, i cili u vetëhodh nga kati i 3-të i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, tronditi vendin mëngjesin e sotëm (13 gusht).
Burime për Ora News, bëjnë me dije se infermierja e tij ka deklaruar në polici, se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu.
Ajo ka treguar se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer, kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë lajmëroi kolegët e saj.