Vetëvrasja e 12-vjeçares në Pogradec, nëna: Ata i kanë bërë diçka, s’ka shenja varje - Gazeta Express
string(80) "vetevrasja-e-12-vjecares-ne-pogradec-nena-ata-i-kane-bere-dicka-ska-shenja-varje"

Shqiperi

Gazeta Express

07/09/2023 16:04

Vetëvrasja e 12-vjeçares në Pogradec, nëna: Ata i kanë bërë diçka, s’ka shenja varje

Shqiperi

Gazeta Express

07/09/2023 16:04

Nëna e 12-vjeçares, e cila dyshohet se u vetëvar mesditen e 22 gushtit në fshatin Buzaishtë të Pogradecit, ka dyshime se vajza nuk i ka dhënë fund jetës.

Ajo hedh akuza se familja e bashkëshortit është shkaktare për vdekjen e të miturës, teksa u shoreh se sipas mjekëve nuk ka shenja varje.


Nëna, e cila e la vajzën kur ishte 3-vjeçe, tregoi momente nga takimi i tyre 6 vitesh më pas, i cili zgjati 5 minuta.


E TRISHTË/ Vetëvrasja e 12-vjeçares në Pogradec, nëna e saj përfundon në spital në Greqi: Më rreh babi!

Ajo rrëfeu në emisionin “Me zemër të Hapur”, se ajo ishte e trembur dhe e frikësuar.

“I kam thënë të blej një telefon të flasësh me mua, më tha më rreh babi. Ishte e trembur dhe e frikësuar”, tregoi e ëma, e cila shtoi se gjyshi iu drejtua 12-vjeçares kur e mori: “Kur të vdes unë do ta takosh nënën tëndë”

Nëna: E kam takuar pas 6 vitesh, vetëm 5 minuta. Vajza s’më ka folur asnjë fjalë.

I kam thënë të blej një telefon të flasësh me mua, më tha më rreh babi. Ishte e trembur dhe e frikësuar.

Ishte gjyshi me hallën e vajzës, unë me motrën dhe burrin e saj, si edhe nipi e mbesa. “Kur të vdes unë do ta takosh nënën tëndë”, i tha gjyshi kur e mori.

Takimi u bë afër banesës së ish-bashkëshortit. Ma kanë marrë gocën me zor, me shumë bështirësi e bëra një fotografi.

Kam qenë në Greqi pa letra ndaj nuk e takoj dot vajzën.

Babait i kam shkruar në FB dhe i kërkova të flas me vajzën, më tha “jo se e mërzit, më prish familjen”. Vajza ishte frikësuar dhe e ndrojtur. Nuk ka thënë asnjë fjalë përveç kur i thashë për telefonin. Tha “jo se më rreh babi”. Unë i thashë që do të vij prap në shtator dhe do të takoj, por nuk pati asnjë reagim.

Nga një kushëri e mora vesh lajmin. Doktori i morgut më tha që s’ka shenja varje. Diçka ka pirë ose ki kanë bërë diçka ata. Mendoj se i kanë hedhur diçka fëmijës. Gjithçka që flitet janë gënjeshtra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement