Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se ka pasur deputetë që kanë shprehur gatishmëri për të votuar kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
“Në asnjë vend nuk shkruan se, ashtu si fillon seanca, duhet të vazhdojë me votim të hapur apo të mbyllur. Thjesht thuhet se në seancën konstituive mund të votohet me votim të hapur ose të fshehtë. Ne e kemi propozuar këtë, sepse ka pasur deputetë që kanë shprehur vullnet për ta zhbllokuar Kuvendin.
“Këtë e kemi diskutuar mes nesh,” – tha ajo, e pyetur nëse ka pasur deputetë që kanë shprehur gatishmëri për të votuar kandidaten e VV-së, Albulena Haxhiu.
“Ne gjithmonë presim ndryshime. I kemi dhënë të gjitha opsionet, por nuk ka pasur vullnet nga opozita. Kjo është përgjegjësi e përbashkët. Kur bëhet fjalë për çështjen e Qeverisë, është tjetër gjë”
“I vetmi sulm është ai ndaj viktimave të luftës në Kosovë – është i turpshëm, i rëndë dhe dëmi më i madh që po bëhet. Lufta e UÇK-së është ndër më të shtrenjtat që kemi. Kur individë duan të të sulmojnë vetëm pse mendon ndryshe ose i përket një subjekti tjetër politik, atëherë bëjnë sulme të tilla.”/EO/
aaaaa