Vetëvendosje tregon numrin e aplikimeve nga diaspora - Gazeta Express
string(52) "vetevendosje-tregon-numrin-e-aplikimeve-nga-diaspora"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 7:58

Vetëvendosje tregon numrin e aplikimeve nga diaspora

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 7:58

Me 13 janar ka nisur afati për aplikimin e votuesve jashtë Kosovës për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit

E deri më tash sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë gjithsej mbi 52 mijë aplikime të pranuar deri më 17 janar 2021.

Lexo Edhe:

“Mbi 52000 aplikime të pranuara”, shkruan Vetëvendosje në Facebook, krahas të dhënave të aplikimit të diasporës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku sipas kësaj partie kishin qenë gjithsej rreth 40 mijë aplikime, prej të cilave të pranuar ishin rreth 35 mijë.

Ndryshe, afati për aplikimin e diasporës për regjistrim në zgjedhjet e 14 shkurtit përfundon më 21 janar. Të drejtë vote kanë të gjithë ata persona që së paku njërin prind e kanë të lindur në Kosovë edhe nëse prindi nuk ka shtetësi të Kosovës.