Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk po kërkojnë që deputetët të cilët ishin në opozitë mandatin e kaluar të votojnë për emrin e saj si kryekuvendare.
Haxhiu ka theksuar se mund të votojnë edhe kundër edhe të abstenojnë. Sipas saj, ka alternativa se si mund të vazhdojnë tutje.
“Ka një inat që është i pakuptueshëm, që nuk i bën mirë vendit sepse është e rëndësishme që të gjithë deputetet të marrin pjesë në votim dhe jo të vijnë e të mos bëjnë asgjë”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu, ka theksuar nuk përjashtohet mundësia që të këtë vit, përveç zgjedhjeve lokale të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme.
“Sot kemi ftesë nga presidentja Osmani që të takohemi në orën 14:00 të flasim për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Ne do të jemi të pranishëm në këtë takim. Është e rëndësishme që partitë politike të dëgjohen të shihen propozimet e tyre për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Por nuk përjashtohet situata ku mund të mbahen të dyja bashkë. Ne nuk jemi kundër si VV, nuk është ky qëndrimi ynë primar. Por në qoftë se mbahet peng dhe nuk konstituohet Kuvendi atëherë e vetmja zgjidhje tjetër janë zgjedhjet. Ndonëse ne e dimë që pa u konstituar Kuvendi nuk mund të shkohet në zgjedhje, por kjo mund të bëhet me një marrëveshje të re politike”, ka deklaruar ajo./RTK/
aaaaa