Vetëvendosje sot do të hap shtabin në Çarshinë e vjetër të Shkupit - Gazeta Express
string(66) "vetevendosje-sot-do-te-hap-shtabin-ne-carshine-e-vjeter-te-shkupit"

Maqedoni

Gazeta Express

25/05/2026 14:45

Vetëvendosje sot do të hap shtabin në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Maqedoni

Gazeta Express

25/05/2026 14:45

Sot, me fillim nga ora 18:00, në Çarshinë e Shkupit, do të bëhet hapja e shtabit të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që mbahen më 7 qershor.

Ky organizim vjen pas integrimit të strukturave të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut në kuadër të koalicionit VLEN dhe shihet si pjesë e mobilizimit dhe organizimit për mbështetjen e procesit zgjedhor në Kosovë.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë aktivistë, përkrahës dhe figura politike nga vendi, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, nuk përjashtohet mundësia e pranisë edhe të ndonjë figure të rëndësishme politike nga Kosova.

Hapja e shtabit nis në ora 18:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement