Vetëvendosje propozon sot Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit - Gazeta Express
string(65) "vetevendosje-propozon-sot-glauk-konjufcen-per-kryetar-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2021 7:11

Vetëvendosje propozon sot Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

22/03/2021 7:11

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit do të propozojnë edhe personin që do të emërohet kryeparlamentar në legjislaturën e re, pasi që janë parti e parë e dalë nga zgjedhjet. Deri më tani është bërë e ditur se në këtë pozitë do të emërohet Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Express.

Glauk Konjufca pritet ta udhëheq njërin nga tri institucionet më të rëndësishme të vendit.

Konjufca do të jetë i propozuari i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në opinion tashmë kanë dalë disa emra si ministra potencial në Qeverinë e re, megjithatë, nga LVV-ja dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit nuk kanë konfirmuar deri më tani asgjë zyrtarisht./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement