Vetëvendosja pranon t’ia japë postin e presidentit LDK-së, por i do 7 ministri për vete - Gazeta Express
string(84) "vetevendosje-pranon-tia-jape-postin-e-presidentit-ldkse-por-i-do-7-ministri-per-vete"

Gazeta Express

02/12/2019 15:45

Vetëvendosja pranon t’ia japë postin e presidentit LDK-së, por i do 7 ministri për vete

Gazeta Express

02/12/2019 15:45

Negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së që po zhvillohen sot në përpjekje për të arritur marrëveshjen për krijimin e Qeverisë së re, janë komplikuar pak.

Burime nga LDK kanë bërë me dije se Vetëvendosja i është përgjigjur kërkesës së LDK-së për postin e presidentit me një kundërkërkesë: i do 7 ministri për vete, 3 është e gatshme t’ia japë asaj bashkë me zotimin se në të ardhmen do ta kenë edhe postin e presidentit.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, LDK-ja është kundërpërgjigjur që ndarja e ministrive të bëhet 5 me 5, pasi posti i presidentit është vetëm zotim.

VV-së dhe LDK-së, ndërkaq, u ka ecur mirë puna e harmonizimit të programit.

Të dy palët kanë thënë se këtë e kanë bërë 100 përqind. Po ashtu, posti i kryeparlamentarit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës. /GazetaExpress/