Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që gjatë vizitës në Kosovë nuk foli për pandeminë, raporton Gazeta Express.
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollcaku ka shkruar në Facebook se mbetet e paqartë nëse kryeministri Rama ka ofruar ndonjë ndihmë për parandalim dhe luftim të koronavirusit gjatë vizitës dyditore.
Ajo ka thënë se situata në vend është e rënduar e se çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur.
“A ofroi Kryeministri Rama ndonjë ndihmë për parandalim dhe luftim të COVID-19 gjatë vizitës dy ditore, mbeti e panjohur për publikun. Situata është e rënduar dhe çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur”, ka thënë nënkryetarja e LVV-së. /GazetaExpress/
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....