Vetëvendosja nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Hotit - Gazeta Express
string(62) "vetevendosje-nis-mbledhjen-e-nenshkrimeve-per-rrezimin-e-hotit"

Vetëvendosja nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Hotit

Gazeta Express

06/08/2020 12:29

Lëvizja Vetëvendosje synon ta rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit me mocion mosbesimi. Ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve, shkruan Gazeta Express.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se “nga sot Vetëvendosja nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”.

Lexo Edhe:

Kurse, deputetja Arbërie Nagavci e quajti qeverinë aktuale jokushtetuese.

“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe joligjore, ajo e ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Kosovës i duhet një Qeveri që dëshmoi se mund të qeveriset me duar të pastra”, tha Nagavci.

Kritika Vetëvendosja pati edhe për menaxhimin që kjo Qeveri po bën me pandeminë Covid-19. Sipas deputetëve të VV-së, vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare.

Kujtojmë se në mars të këtij viti ish-Qeveria “Kurti” ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj, pas një seri përplasjesh me njëra-tjetrën.