string(99) "vetevendosje-ne-kohe-pandemie-bene-thirrje-qytetareve-te-dalin-ne-shesh-per-manifestim-per-zgjedhje"

Gazeta Express

23/04/2020 7:15

Vetëvendosja në kohë pandemie bën thirrje qytetarëve të dalin në shesh për ‘manifestim për zgjedhje’

Gazeta Express

23/04/2020 7:15

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të bëjë thirrje për të mbajtur një manifestim për zgjedhje në sheshin Skënderbe në Prishtinë, pas masave kufizuese më 4 maj.

Simpatizant të Vetëvendosjes këtë thirrje janë duke e bërë përmes rrjetit social Facebook, ku këtë ngjarje e kanë parashikur ta mbajnë në ora 14:00

“Pas përfundimit të ligjir për kufizimin e lëvizjes (për parandalimin e COVID-19) të hënën 4 maj 2020, të dalim të gjjothë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndër tjera në njoftimin e tyre thuhet se këtë simpatizant duan zgjedhje të reja dhe qeveri legjitime.

“Duam zgjedhje dhe nuk lejojmë vjedhjen e pushtetit. Duam një qeveri legjitime dhe të zgjedhur nga votat e popullit të Kosovës. Mos shpërfillni vullnetin e popullit. U bo boll! Jemi lodhë!”, thuhet ndër tjera në këtë njoftim.

Mirëpo ndërkohë kujtojmë se e gjithë bota është në izolim për shkak të parandalimit të koronavirusit.

Organizata Kombëtare e Shëndetit vazhdimisht është duke bërë thirrje që mos të dilet jashtë shtëpive dhe të mbahet distancë sociale për shkak të mos përhapjes së pandemisë.