Grupi Parlamentar më i madh në Kuvend, ai i Vetëvendosjes, ende nuk e kanë vendosur nëse do të marrë pjesë në seancën ku pritet votimi i Qeverisë Hoti.
Rexhep Selimi tha për Klankosova.tv se janë duke diskutuar për vendimin që do ta marrin.
“Jemi duke diskutuar momentalisht”, tha shkurt Selimi.
Ndërkaq, deri më tani nënkryetarja e Kuvendit nga VV-ja, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk do ta drejtojë seancën e sotme nëse refuzon kryeparlamentarja Vjosa Osmani.