Vetëvendosje e shpalos planin, ura kryesore mbi Ibër që po mbahet e mbyllur do të "rrethohet" me dy ura të reja - Gazeta Express
string(108) "vetevendosje-e-shpalos-planin-ura-kryesore-mbi-iber-qe-po-mbahet-e-mbyllur-do-te-rrethohet-me-dy-ura-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 13:12

Vetëvendosje e shpalos planin, ura kryesore mbi Ibër që po mbahet e mbyllur do të “rrethohet” me dy ura të reja

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 13:12

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi se si do të duken dy urat e reja që pritet të ndërtohen mbi Ibër.

VV ka thënë se ky projekt do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbëjë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit.

“Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së veriut nisi me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës. Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit. Kjo u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.”