Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi se si do të duken dy urat e reja që pritet të ndërtohen mbi Ibër.
VV ka thënë se ky projekt do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbëjë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit.
“Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së veriut nisi me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës. Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit. Kjo u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.”
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...