Vetëvendosje e dështon sërish konstituimin e Kuvendit me "metodën Dehari" - Gazeta Express
string(71) "vetevendosje-e-deshton-serish-konstituimin-e-kuvendit-me-metoden-dehari"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 11:26

Vetëvendosje e dështon sërish konstituimin e Kuvendit me “metodën Dehari”

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 11:26

Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës për të 45-ën herë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim formimin e Komisionit për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, por në votim s’morën pjesë partitë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar.

Në sallë të pranishëm ishin 93 deputetë, 49 votuan për, asnjë kundër, asnjë abstenim

Edhe sot para nisjes së seancës, para Kuvendit pat aksione simbolike që kundërshtonin bllokadën e krijuar tash e sa kohë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po lëshon pe, duke insistuar në metodën për votim të fshehtë, derisa partitë tjerë këtë po e konsiderojnë kundërkushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin që obligon deputetët që brenda 30 ditëve të konstituojnë legjislaturën e nëntë.