string(89) "kurti-me-zyrtare-te-vvse-ne-kamenice-rahimaj-u-vendos-qe-une-te-vazhdoj-garen-per-kryetar"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 19:58

Kurti me zyrtarë të VV’së në Kamenicë, Rahimaj: U vendos që unë të vazhdoj garën për kryetar

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 19:58

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar kryetarin aktual të Kamenicës, Kadri Rahimaj, për edhe një mandat të dytë.

Sipas njoftimit të këtij subjekti u tha se ‘qeverisja e mirë e tij’ do të vazhdojë.

Ndërsa, Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se ky vendim është marrë në një takim me kryesinë dhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes në Kamenicë, përfshirë Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Qendrës dhe Deputetin Bajram Mavriqi, Sekretarin e Lëvizjes Alim Rama dhe Koordinatorin e Qendrave Salih Zyba.

“Në, bashkë e faqebardhë u nisëm për mandatin e dytë,” ka shkruar Rahimaj, duke theksuar se gjatë katër viteve të para janë arritur rezultate të rëndësishme në fusha si arsimi, shëndetësia, kultura dhe zhvillimi ekonomik.

Ai shtoi se për komunën e Kamenicës ka ende shumë punë për të bërë dhe u shpreh i vendosur për të vazhduar përpjekjet për një komunë më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

“Na presin shumë punë tjera përpara, për ta ndërtuar e zhvilluar Kamenicë tonë. Ju dua fort gjithëve!”, përfundon postimi i Rahimajt.