Vetereani i UÇK-së Asllan Hasanaj tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania se sulmi i ndodhur mëngjesin e të dielës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, lidhet drejtpërdrejte me Serbinë dhe Rusinë të cilat duan të destabilizojnë situatën në Kosovë.
Ai tha se në këtë mënyrë, Rusia synon të largojë vëmendjen ndaj luftës që po zhvillon në Ukrainë.
“Grupet kriminale serbe të udhëhequra nga Vuçiçi janë përgatitur dhe kanë sjellë arsenale ushtarakë kështu që armët nuk janë të Kosovës, por të grupeve kriminale që kanë kërkuar të destabilizojnë Kosovën. Kjo lidhet drejtpërdrejtë me Rusinë dhe Serbinë, që duan të humbasin vëmendjen nga lufta që po zhvillohet ndaj Ukrainës”,-tha Asllan Hasanaj.
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...