Veterani i Luftës, Agim Pllashniku, është shprehur i revoltuar para Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova s’ka festë dhe se është në zi, derisa të lirohen ish krerët e UÇK’së nga burgu.
Pllashniku ka thënë se Thaci me të tjerët e kanë sjellur lirinë në Kosovë.
Ai po ashtu ka kritikuar politikanët e Kosovës pasi sipas tij po bëjnë hajgare me taksat e qytetarëve.