Veterani e komandant batalioni i UÇK-së i bashkohet vizionit të Imri Ahmetit “Me punë për Lipjanin” - Gazeta Express
string(97) "veterani-e-komandant-batalioni-i-uck-se-i-bashkohet-vizionit-te-imri-ahmetit-me-pune-per-lipjanin"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 13:02

Veterani e komandant batalioni i UÇK-së i bashkohet vizionit të Imri Ahmetit “Me punë për Lipjanin”

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 13:02

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili është sërish kandidat i LDK’së, ka njoftuar se veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër ushtarët e hershëm të saj, komandant batalioni në kuadër të Brigadës 123, Remzi Mehmeti, i është bashkuar atij në vizionin “Me punë për Lipjanin”.

Ahmeti ka thënë edhe se, Mehmeti ka kontribuar edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij të pandërprerë për vendin.

Postimi:

Remzi Mehmeti, i bashkohet vizionit për të ardhmen e Lipjanit.

Remzi Mehmeti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër ushtarët e hershëm të saj, komandant batalioni në kuadër të Brigadës 123, i bashkohet vizionit tonë “Me punë për Lipjanin”.

Pas luftës, Remziu kontribuoi edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij të pandërprerë për vendin.

Sot, me vullnet e gatishmëri, ai vjen të japë kontribut në progresin dhe zhvillimin e komunës sonë – duke sjellë me vete kujdesin për kujtesën historike dhe respektin e thellë për vlerat e UÇK-së.

Mirësevjen Remi.