Veteranët sot e dorëzojnë kërkesën në Kuvend për ndryshimin e ligjit të Speciales - Gazeta Express
string(81) "veteranet-sot-e-dorezojne-kwrkesen-ne-kuvend-per-ndryshimin-e-ligjit-te-speciales"

Gazeta Express

14/08/2020 10:29

Veteranët sot e dorëzojnë kërkesën në Kuvend për ndryshimin e ligjit të Speciales

Gazeta Express

14/08/2020 10:29

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sot do të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, thuhet në njoftim, raporton Express.

OVL e UÇK-së në vazhdimësi ka kundërshtuar Gjykatën Speciale, derisa kjo nismë e saj vjen pas zhvillimeve të fundit dhe njoftimit të Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. /GazetaExpress/