Veteranët po kërkojnë protesta, Klinaku: Rrini gati - Gazeta Express
string(49) "veteranet-po-kerkojne-protesta-klinaku-rrini-gati"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2022 22:24

Veteranët po kërkojnë protesta, Klinaku: Rrini gati

Lajme

Gazeta Express

13/05/2022 22:24

Sekretari i OVL UCK-së, Faton Klinaku ka thënë se janë duke bërë takime me degë për të diskutuar për protesta për veterantë, pasi rritja e pagës minimale në vend që është paralajmëruar të ndodhë së shpejti, nuk do të ndodhë edhe për pagat e kategorive të luftës, në këtë rast për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Klinaku përmes një shkrimi në facebook u ka kërkuar veteranëve të qëndrojnë të përgatitur për protesta.

Lexo Edhe:

Tutje tha se në momentin që miratohet në lexim të parë, ata do të dalin në protesta.

“Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë. Për këtë po bëjmë takime me degë. Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë.

Për ta penguar këtë papërgjegjësi të këtij koalicioni, ne kemi qenë dhe jemi në kontakt edhe me deputetët e opozitës dhe pozitës, por do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë”, tha Klinaku.

Ndryshe, sot ka dështuar të miratohet Projektligji për pagën minimale në mungesë kuorumi. Vetëm 51 deputetë kanë votuar pro, pesë kundër, ndërsa pjesa tjetër janë përmbajtur nga votimi.

Rrjedhimisht është vendosur që i njëjti projektligj të hidhet në votim në njërën nga seancat e ardhshme.