Veteranët e UÇK-së thonë se po përcillen nga disa persona - Gazeta Express
string(61) "veteranet-e-uck-se-po-thone-se-po-percjellen-nga-disa-persona"

Veteranët e UÇK-së thonë se po përcillen nga disa persona

Gazeta Express

16/09/2020 10:28

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas, ka reaguar lidhur me përcjelljet që po u bëhen përfaqësuesve të OVL-UÇK-së, siç thonë nga individë të panjohur.

OVL-UÇK, dega në Drenas, ka theksuar se tashmë dihet për luftën e pastër të UÇK-së, derisa ka shtuar asnjëherë nuk janë fshehur e që një gjë të tillë nuk do ta bëjnë as tash. Në reagim thuhet se të tjerë janë ata që duhet të fshihen, “sepse një ditë do t’i mallkojë historia”.

Lexo Edhe:

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dega Drenas, reagon në lidhje me përcjelljet, vëzhgimi që po iu bëhet përfaqësuesve të Organizatave të Luftës së UÇK-së, nga individ të panjohur. Për luftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet. Ne asnjëherë nuk jemi fshehur, dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen sepse një ditë do t’i mallkoj historia”, thuhet në reagimin e OVL, dega në Drenas.