Vetëm qëndrimi në këmbë nuk mjafton për të përmirësuar shëndetin - Gazeta Express
string(64) "vetem-qendrimi-ne-kembe-nuk-mjafton-per-te-permiresuar-shendetin"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/10/2024 19:41

Vetëm qëndrimi në këmbë nuk mjafton për të përmirësuar shëndetin

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/10/2024 19:41

Menduat se një tavolinë për të qëndruar në këmbë do t’ju ndihmonte të ishit më të shëndetshëm? Një studim i ri sugjeron të kundërtën.

Hulumtimi, i kryer me mbi 83,000 të rritur britanikë të pajisur me monitorë lëvizjeje, zbuloi se ndërrimi i qëndrimit ulur me atë në këmbë pa lëvizje aktive apo ushtrime, nuk sjell përfitime shëndetësore. Për më tepër, qëndrimi për periudha të gjata mund të ketë efekte negative për zemrën, duke rritur gjasat për probleme si venat varikoze apo mpiksjet në vena të thella (DVT), sipas studiuesve australianë.

“Mesazhi kryesor është se qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë nuk kompenson një mënyrë jetese sedentare dhe mund të jetë i rrezikshëm për disa njerëz për sa i përket shëndetit të qarkullimit të gjakut”, tha Dr. Matthew Ahmadi, udhëheqësi i studimit nga Universiteti i Sidneit.

Studiuesit këshillojnë që njerëzit të shtojnë më shumë lëvizje në ditën e tyre në vend që të mbështeten vetëm te qëndrimi në këmbë.

“Për ata që qëndrojnë ulur për periudha të gjata, përfshirja e lëvizjeve të herëpashershme dhe ushtrimeve të strukturuara mund të jetë një mënyrë më e mirë për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”, tha bashkëautori Emmanuel Stamatakis.

Hulumtime të mëparshme nga i njëjti ekip treguan se vetëm gjashtë minuta ushtrim intensiv, ose 30 minuta aktivitet të moderuar në ditë, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të zemrës te ata që qëndrojnë ulur për më shumë se 11 orë çdo ditë.

Gjetjet e reja u publikuan në revistën Journal of Epidemiology.