Vetëm një mungesë në listën e Barcelonës për finalen e Kupës së Mbretit këtë fundjavë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

15/04/2021 15:51

Vetëm një mungesë në listën e Barcelonës për finalen e Kupës së Mbretit këtë fundjavë

Futboll

Gazeta Express

15/04/2021 15:51

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, dëshiron ta mbajë skuadrën sa më të bashkuar, pasi i ka ftuar pothuajse të gjithë lojtarët për finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos këtë fundjavë.

Madje edhe dyshja e lënduar, Ansu Fati dhe Neto, do të udhëtojnë në Sevillë bashkë me skuadrën, por do të mungojë njëri, Philippe Coutinho, i cili me leje të klubit ndodhet në Brazil për t’u shëruar nga lëndimi, transmeton Gazeta Express.

Ky do të jetë trofeu i parë që do ta kërkojë Barça këtë sezon 2020/21.

Barcelona është ende në garë edhe në La Liga, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg liderit, Atletico Madrid.

Skuadra e plotë e Barcelonës për finalen e Kupës së Mbretit:

Portierë: Marc-Andre ter Stegen, Neto (i lënduar), Inaki Pena, Arnau Tenas.

Mbrojtës: Sergino Dest, Gerard Pique, Ronald Araujo, Clement Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Oscar Mingueza.

Mesfushorë: Sergio Busquets, Miralem Pjanic, Riqui Puig, Pedri, Matheus Fernandes, Frenkie de Jong, Ilaix Moriba.

Sulmues: Antoine Griezmann, Martin Braithwaite, Lionel Messi, Ousmane Dembele, Francisco Trincao, Ansu Fati (i lënduar).